Dy gra teksa po tentonin të kalonin Lumin e Vjosës, janë marrë nga rrjedha e ujit. Mësohet se ato kishin dalë për të mbledhur bimë mediciale, por përpjekja e tyre përfundoi me pasoja të rënda.
Burime për mediat tregojnë se gratë po kalonin lumin Vjosë në momentin kur i ka rrëmbyer rrjedha dhe për pasojë njëra prej tyre humbi jetën dhe tjetra u transportua me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës e cila po merr trajtimin e dyhur mjekësor.
Kjo ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Dragot, pothuajse në të njëjtin vend ku vetëm disa ditë më parë humbi jetën një 17-vjeçar nga Këlcyra.