Policia greke ka kapur në kufirin greko-shqiptarë rreth 16 kg kanabis. Në pranga ka përfunduar një 19 vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
19-vjeçari është kapur teksa po kalonte kufirin në këmbë duke mbajtur një çantë që përmbante 15 pako me 16.3 kg kanabis. Të riut i është sekuestuar çanta dhe një telefon.
Ngjarja ka ndodhur në Drimitsa të Igumenicës.