Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur në një nga koncertet e reperit Noizy. Në një video të publikuar në rrjet shihet teksa reperi i tensionuar kërcënon në mes të club-it qytetarin i cili kishte shkuar të ndiqte përformancën e tij por ka bërë një veprim nga i cili këngëtari është tensionuar.
Si duket shkak është bërë një emër që i riu kishte shkruajtur në telefonin e tij, emër i cili nuk i ka pëlqyer aspak Noizyt dhe duke marrë parasysh reagimin e reperit mendohet se i shkruajtur ka qenë emri i ndonjë prej rivalëve të tij.
A ke qejf të përfundosh në spital?, dëgjohet teksa i thotë Noizyt të riut që i kishte hedhur telefonin në skenë.
“Është dhe njëri këtu me telefon nëse ka qejf të përfundojë në spital. Çoje edhe njëherë telefonin nëse ke b*th. Hajde… Kush është ai që e nxori telefonin me një emër. A ke qejf të përfundosh në spital? Hajde këtu hajde, a ke qejf të përfundosh në spital?”, dëgjohet teksa bëtet Noizy.