INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po këngëtarja e njohur?! Pasi u kap ''MAT'' me të dashurën në Greqi, reagon për herë të parë Ledri: Kemi qenë...[FOTO]

Po këngëtarja e njohur?! Pasi u kap ''MAT'' me të dashurën në Greqi, reagon për herë të parë Ledri: Kemi qenë...[FOTO]

Publikuar më: 17:52 25-06-2018

Ledri Vula është një nga reperat më të mirë shqiptarë dhe shumë i pëlqyer nga publiku. Këngët e tij janë kthyer të gjitha në hite dhe i dëgjojmë në të gjitha ambientet. Para pak javësh u aludua se Ledri është në një lidhje dhe dyshimet i shtoi, menaxheri i tij Faton Shoshi, i cili vuri re detajin tek syzet e Ledrit, ku në sfond shfaqej një vajzë. Gjithashtu disa javë më parë. ai ka ndarë me ndjekësit e tij një foto ku shihet në një darkë me këngëtaren e njohur shqiptare Diona Fona. Ledri e ka etiketuar atë në foto dhe ka vendosur emojin e një princeshe, si për ta krahasuar me “Princess Diana”. 

Mirëpo deri më tani vetë Ledri nuk kishte reaguar mbi këto lajme. I ftuar së fundmi në emisionin ‘Mirage’ këngëtari është pyetur nga gazetari mbi të vërtetën e këtij lajme dhe se nëse ai ishte vërtet me të dashurën në Greqi.

“Kemi qenë një shoqni e madhe dhe nuk kam qenë vetë. Kam xhiru një spot në Greqi, të cilin nuk e kam lançuar. Kemi qenë i gjithë ekipi atje. Ka pasur edhe femra.”, tregon Ledri

“Po ndonjë femër kështu, jo në ekip”, e pyet gazetari.

Ne ketë moment i vendosur në siklet Ledri përgjigjet: “ Po, po ka pasur femra në ekip, ku ka jetë pa femra”, vazhdon Ledri duke qeshur.

mirg.png

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266