INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Po kërcënojnë arsimtarët'',  flet kreu i PD në Korçë: Ju thonë votoni se nesër shkoni për lesh...

''Po kërcënojnë arsimtarët'', flet kreu i PD në Korçë: Ju thonë votoni se nesër shkoni për lesh...

Publikuar më: 14:50 30-06-2019

Kreu i PD Korçë Andrea Mano ka denoncuar në media presionet në ditën e votimeve, siç e quajti ai të organizatës socialiste.

Mano tha për Balkanweb se ka pasur një braktisje të madhe nga korçarët për procesin dhe se mësuesit dhe edukatorët janë kërcënuar që të votojnë duke iu thënë se ‘do shkojnë për lesh’.

“Në votime e organizatës socialiste në vitin 2019 ka pasur një abandonim të madh në qytetin e Korçës. Deri tani 3.7% e qytetarëve kanë marrë pjesë në votime. Korçarët bojkotuan zgjedhjet e organizatës socialiste. Partia Demokratike sot është në rolin e vëzhguesit të farsës. Fenomenet janë të papranueshme. Ka pasur presione në masë për njerëzit për të votuar. Janë shtuar telefonatat anonime, për mësuesit dhe edukatorët, ‘shkoni votoni se ditën e hënë do shkoni për lesh’ nga numra anonimë. Ka pasur prezence të drejtuesve të bashkisë, institucioneve shtetërore në Qendrat e Votimit. Në Barçë kanë votuar disa herë votues pa mjet identifikimi, pa lyer gishtin me bojë të zezë. Të gjitha këto denoncime i kemi nisur dhe në qendër. Farsa zgjedhore u braktis nga populli i Korçës. Në Qendra Votimi ka pasur shefa komisariatesh, policë të shumtë, nuk ka arsye. Pak më parë ndodhi një ngjarje e inskenuar nga policia në Barç. Kanë larguar nga shtëpitë banorët e Barçit, që të mos prishin votimet. Ka komuna të tëra, rajone siç është Voskopi ku procesi nuk e ka kaluar 5%.
Ajo që dua t’u them qytetarëve korçarë është të rrinë të qetë, të rrinë larg qendrave të votimit, të mos intimidohen e të mos bien pre e provokimeve që mund të ndodhin pasdite”, deklaroi Mano.

Article Logic
Execution time: 0.003324031829834