INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po kjo si na kishte shpëtuar! Ja si Zaimina vuri në sherr politikanët shqiptarë kur u ul me helikopter në vilën e Bamir Topit [FOTO]

Po kjo si na kishte shpëtuar! Ja si Zaimina vuri në sherr politikanët shqiptarë kur u ul me helikopter në vilën e Bamir Topit [FOTO]

Publikuar më: 16:58 27-05-2019

Me siguri ju kujtohet videoklipi ikonik i Zaimina Vasjarit për këngën "I kom". 

Një videoklip ku këngëtarja shfaqet si një ushtarake seksi, me armë dhe artileri të rëndë për të kapur rob apo shantazhuar “ushtarin” e saj të zemrës.

E megjithatë skena më ikonike sigurisht mbetet momenti ku Zaimina zbret nga një helikopter i Ushtrisë shqiptare.

Në atë kohë kaq mjaftoi dhe sgpejt klipi u kthye në objekt bisedash jo vetëm në mediat rozë, por dhe ndërmjet politikanëve. 

Sipas ish-Presidentit Bamir Topit, ky ishte një provokim i urdhëruar për të trembur familjen e ish-Presidentit.

Por përmes një reagimi, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, tha asokohe se helikopteri ishte ulur pas një kërkese të këngëtares Zajmina Vasjari, e cila donte të xhironte një klip, pikërisht atë me titull “I kom”, që u publikua në 31 maj të vitit 2013.

Pas bujës që u bë për realizimin e një videoklipi me helikopterët e Ushtrisë, nuk qëndroi në heshtje as Zaimina.

“Shumë gazetarë më kanë telefonuar për këtë çështje, por nuk jam prononcuar pasi kjo është bërë një çështje politike. Nuk kam motiv të akuzohem apo frikësohem”, është shprehur ajo, sipas mediave./iconstyle  

qrefgaswe.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605