Ritvana është konkurrentja e fundit që u largua nga programi pas disa mungesave në program përshkak të problemeve shëndetësore.
Lidhjet dhe takimet e saj nuk shkuan dhe aq mirë brenda programit dhe nuk arriti të gjejë ‘’përputhjen’’ edhe pse në fillimet e programit u mendua se mes saj dhe Argjentit mund të krijohej një çift.
E larguar përfundimisht nga programi ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, aty ku ka ngritur shumë pikëpyetje.
Në një bisedë me ndjekësit ajo ka befasuar me deklaratat që ka dhënë për Azemin, me të cilin ka pasur vetëm një takim në program.
E pyetur nga ndjekësit, Ritvana ka shkruar: “Jemi zënë pak sot, por e dua shumë gjithsesi”.
Ndërsa pyetjes se a janë në lidhje, ajo po ashtu i ka dhënë një përgjigje që ngre dyshime se ata mund të jenë së shpejti çift.
“Akoma, shumë shpejt ndoshta”, shkroi Ritvana.