INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po kryente detyrën, vritet me thikë punonjësi i OSHEE-së në Shkodër

Po kryente detyrën, vritet me thikë punonjësi i OSHEE-së në Shkodër

Publikuar më: 20:07 11-08-2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një punonjës i OSHEE-së është qëlluar për vdekje me thikë pas një zënke më një qytetar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike. Punonjësi i OSHEE-së Zamir Velaj ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës nga plagët e rënda që ka marrë pasi është qëlluar disa herë me thikë nga Martin Zefi.

Ky i fundit, në gjendje të dehur, i ka kërkuar elektricistit Velaj, t’i rilidhte energjinë, por viktima refuzoi, dhe për pasojë u godit me thikë. Ai u transportua në gjendje të rëndë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë pak minuta pas plagosjes. Ndwrsa autori wshtw arrestuar nga policia. 

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727