INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po ktheheshin nga varrimi i kolegut, aksidenti i merr jetën policit, plagosen rëndë 4 të tjerë

Po ktheheshin nga varrimi i kolegut, aksidenti i merr jetën policit, plagosen rëndë 4 të tjerë

Publikuar më: 15:06 19-10-2016

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një efektivi të burgut të Drenovës ndërsa një koleg i tij është në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 15:00, dhe nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur dhe 4 persona të tjerë.
Nga të dhënat e para mësohet se furgoni me të cilin policët po udhëtonin u përplas me një autoveturë. Ata po ktheheshin nga një ceremoni mortore e një kolegut të tyre, dhe ishin në një furgon pasagjerësh, i cili është përplasur me një autoveturë.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës, ku sipas të dhënave të para, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Informacion paraprak:
“Më datë 19.10.2016 jemi njoftuar se në rrugën nacionale Korçë – Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ka ndodhur një aksident automobilistik.
Ku janë përplasur dy mjete përkatësisht me targa AA 251 EP veturë dhe mjeti tip furgon me targa AA 519 EX.
Për pasojë ka humbur jetën një person (gjatë transportimit për në Spital) dhe janë dëmtuar 4 persona të tjerë ku njëri prej tyre, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Nga të dhënat paraprake rezulton se personat e dëmtuar dhe viktima, janë punonjës policie në IEVP-Drenovë, të cilët nuk kanë qenë në shërbim, në momentin kur ka ndodhur aksidenti”.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271