Fansat vënë re këtë detaj, Trejsi ka një përgjigje!
Trejsi Sejdini është bukuroshja nga Elbasani e cila u bë e njohur fillimisht nëpërmjet një videoje të shpërndarë ku dukej duke u zënë me disa djem. Ajo më pas ra në sy me pamjen e saj super seksi dhe mori pjesë në konkurse të ndryshme bukurie. Trejsi është rikthyer sërish në vëmendjen e portaleve, madje e kemi parë disa herë të ftuar në emisione të ndryshme dhe së fundmi modelja ka bërë të ditur se këtë vit është pjesë e “Miss Universe Albania”.
Sot është një ditë e veçantë për të pasi feston ditëlindjen e saj të 18-të. Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet me bikini të vogla braziliane ngjyrë rozë duke treguar të pasmet dhe trupin e saj seksi, teksa qëndron në një kamerdare flamingo dhe mban veshur një palë taka.
Në këtë foto ku duket shumë seksi, një fanse e është munduar të ironizojë me faktin që ka veshur taka në pishinë, por Trejsi i thotë që nuk është foto për qejf, por është set për konkursin ku po merr pjesë.