Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 14-vjeçar është mbytur në lumin Shkumbin.
Mësohet se i mituri ka qenë duke u larë në lumë së bashku me vëllain e tij dhe kushëririn, kur në një moment e ka marrë rrjedha.
Fatkeqësisht, dy djemtë e tjerë nuk kanë arritur dot që ta shpëtojnë 14-vjeçarin, i cili ishte banues në Hotolisht.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia për të zbardhur detaje të reja.