Marina Vjollca është një ndër moderatoret shqiptare më të dashura nga publiku shqiptar dhe po shijon jetën martesore me reperin Getoar Selimi.
Çifti në fjalë pëlqehet shumë nga fansat dhe nga fotot e publikuara në rrjetet sociale duket se ata kanë zgjedhur të kalojnë festat dhe ditët e para të vitit të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetë Marina ka postuar në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet mjaft seksi nga dhoma e hotelit me një veshje të zezë dhe një make up të arrirë. Por po ta bëni pak zoom foton, aty prap duket edhe Getoari. Mirëpo siç duket kjo foto i duket shumë e bukur Luanës dhe ka komentuar: “Mos e tepro tani!!!”, ndërsa Marina ia ktheu: Hahahahah o zot. Kur them un që sje mirë. Duhet urgjent të ikësh për pushime”.
Me siguri po mundohet të na hutojë Marina, sepse ne e kemi parë në rrjetet sociale që Luana ka ikur me pushime, madje ajo e tha vetë në Instagram.