INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po mashtrojnë! I keqpërdorin emrin në rrjetet sociale, reagon Rudina Magjistari: Habitem se si…[FOTO]

Po mashtrojnë! I keqpërdorin emrin në rrjetet sociale, reagon Rudina Magjistari: Habitem se si…[FOTO]

Publikuar më: 13:36 09-12-2020

Së fundmi emri i Rudina Magjistarit është bërë pjesë e skemave të mashtrimit nga njerëz të zakonshëm, të cilët përdorin emrat e personazheve të njohur për të përfituar diçka.

Një profil i hapur në rrjetin social Facebook mban emrin dhe foton e moderatores dhe shkruan se do të shpërndajë para për ndjekësit. Siç duket Rudina e kë vënë re menjëherë këtë adresë false dhe ju ka bërë thirrje ndjekësve që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.

 Ajo shprehet gjithashtu e habitur se si mund të besohen këto gjëra, pasi duket qartë se janë gënjeshtra.

“Profile fals me emrin tim në FB janë duke shpërndarë postime mashtruese, ndaj ju lutem mos i bëni like apo share. Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla, ku mashtrimi dhe gënjeshtra është kaq ashiqare, por ja që ndodhin. Brenda mundësive do t’ju lutesha edhe ti raportonit. Faleminderit”, shkruan Magjistari.

specialit.jpg

intime.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039389133453369