INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po mbështet terrorizmin?! Gjashtë shtete ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Katarin

Po mbështet terrorizmin?! Gjashtë shtete ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Katarin

Publikuar më: 08:10 06-06-2017

Mbi akuzat se Katari po mbështet organizatat terroriste dhe se po nxit destabilitetin në rajon, Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Dohan zyrtare, duke krijuar kështu një situatë kaotike. Kater shtetet fqinje të Katarit, i kanë dhënë afat 48 orë diplomatëve të largohen nga vendet respektive, ndërsa janë rritur ndjeshëm kontrollet në kufijtë tokësore dhe detarë. Sipas ekspertëve, kjo është një lëvizje e paprecedentë që mund të prodhojë një ndarje serioze për shtetet e Gjirit Persik.

Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shkëputur lidhjet dipliomatike me Katarin, teksa e akuzojnë këtë të fundit se po shtyn drejt destabilitetit në rajon.

Sipas katër shteteve të lartpërmendura, qeveria e Dohas po mbështet grupe të shumta terroriste, përfshirë këtu Vëllazërinë Myslimane.

Kështu, katër vendet i kanë dhënë kohë trupës diplomatike të Katarit, 48 orë për t’u larguar drejt shtetit të tyre.

Arabia Saudite ka forcuar kontrollet në kufijtë tokësore dhe detare.

Gjithashtu, nga dita e sotme janë ndërprerë të gjitha fluturimet që lidhin vendet në fjalë.
Palët mësohet se kanë prishur edhe aleancat ushtarake, por nuk dihet ende nëse po mbahet kontakti minimal për shmangien e përplasjeve.

Kjo lëvizje e paprecendentë është parë si një ndarje serioze mes vendeve të fuqishme të Gjirit Persik, të cilat janë gjithashtu aleatë të Shteteve të Bashkuara.

Duke parë këtë situatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Shefi i diplomacisë së ShBA kërkoi që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes dialogut.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse thirrja e tij do të merret parasysh nga palët.

Ndarja e menjëhershme pritet të shkaktojë një situatë kaotike për vendet në fjalë, në sektorë të ndryshëm përfshirë ekonominë, transportin, etj.

Article Logic
Execution time: 0.0036017894744873