INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po mendoni për festën e Krishtlindjeve? Ja disa ide si të bëni dhurata fantastike…

Po mendoni për festën e Krishtlindjeve? Ja disa ide si të bëni dhurata fantastike…

Publikuar më: 12:13 23-11-2017

Festat e fundvitit po afrojnë dhe të gjithë ne vrasim mendjen se cilat janë vallë dhuratat ideale.

Duhet kohë, kreativitet dhe pasion për të bërë dhuratat e duhura që të lënë përshtypje të mirë tek personat që u adresohen.

Të shkojmë në qendrat tregtare për shopping apo të krijojmë vetë diçka autentike ?

Prestiogjozia britanike "Daily Mail" na sjellë një listë me dhuratat e duhura për festën e Krishtlindjeve.

Shirita lulesh

Mjafton një shëtitje në ajër të pastër dhe është një rast i mirë për të mbledhur manaferra të egra të kuqe dhe degë pishe.Me to mund të realizoni një shirit lulesh tipike të Krishtlindjeve, për një urim të veçantë, e pse jo, ta përdorni dhe si zbukurim në tavolinën e Festës.

Përqafimi i ngrohtë

Një batanije plot ngjyra, apo një palë corrape për natën, një triko e butë. Triko është mjaft domethënëse për atë që e punon dhe atë që e merr dhuratë. Një këshillë e zgjuar? Mendo ngjyrën e preferuar që ka personi dhe nis punën.

Shportë e personalizuar

Në kohët e sotme e dimë mjaft mirë rolin e rëndësishëm që ka ushqimi në mirëqënien e një njeriu. Në vend të shportës klasike gastronomike preferojmë një shportë të bërë vetë, me produktet e preferuara të personit që do ia dhurojmë. Mes ushqimeve bio dhe materiale të cilësisë së parë, nuk e kemi sikletin e zgjedhjes.

Livandoja e kaltër

Livando është një ilaç kundër dhimbjeve të qafës dhe një parfum i mirë për dollapet. Mbështillini në qese te vogla, dhe mund të përdorni pambuk ose tyl për të mbushur qeset me petale trëndafili, kanellë dhe livando.

Shije në kuzhinë

Nëse kemi kohë dhe dëshirë mund të përgatisim reçel si një ide e mirë për tua dhuruar prindërve apo miqve.

Zbutës buzësh i bërë vetë

Me pak dyll blete, gjalp karite, vaj jojoba dhe vaj esencial me profum intrigues, si vanilje apo mente, mund të krijoni një zbutës buzësh natyral dhe të personalizuar.

Ambazhurë dritash

Të thjeshtë dhe efektiv. Për shembull një kavanoz xhami, si ato për reçel, dhe një shirit dritash led. Do të krijoni një ambazhur special për tu vendosur tek dera hyrëse apo në studio për të krijuar atmosferë.

Humor i mirë me aromën e duhur

Një bimë aromatike mbi një pjatë druri, apo vazo balte, do të jetë një aksesor tavoline mjaft origjinal dhe aromatik për ata që adhurojnë kuzhinën e mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0039288997650146