INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po mendoni të njihni dikë nëpërmjet internetit? Ja pse nuk duhet ta bëni!

Po mendoni të njihni dikë nëpërmjet internetit? Ja pse nuk duhet ta bëni!

Publikuar më: 18:47 10-03-2016
Në ditët e sotme, njohja nëpërmjet internetit është një nga gjërat më normale.

Mundësitë për të  pasur kontakt me dikë janë më të mëdha nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme. Ekspertët  kanë thënë  një listë të gjërave, pse kjo lloj njohjeje nuk ka efekt pozitiv.
 
1. Ju do ndiheni të zhgënjyer nëse dikush nuk do ju përgjigjet
Pasi kalon një  kohë që keni komunikuar me dikë, në momentin që nuk do iu përgjigjet do ndiheni keq me veten tuaj.  Kjo do iu bëjë të kupto se ndoshta  takimet online nuk ja vlejnë.
 
2. Personat e tjerë ju shtyjnë të njihni dikë online
Ju ende nuk keni njohur personin e duhur  dhe  miqtë po iu shtyjnë të zgjidhni njohjet online. Ndoshta po gaboni, sepse jo të gjithë njerëzit  mund të përshtaten me këtë mënyrë njohjeje. Mos e sforconi veten tuaj, pasi mund të gaboni!
 
3. Do komunikoni me njerëz të çuditshëm
Nëpërmjet  aplikacioneve  të ndryshme të njohjeve online, do rastisni njerëz nga më të çuditshmit. Nëse dikush do iu shpreh diçka që do iu bëjë të ndiheni keq, kjo do jua htojë më shumë  pesimizmin për të njohur personin e duhur.
 
4. Nuk do i kushtoni rëndësi pamjes suaj të jashtme
Ju gjithmonë  jeni në pritje të bisedës online me dikë. Nuk po e takoni live, prandaj  po harroni të kujdeseni për pamjen tuaj të jashtme. 
 
5. Po harroni shoqërinë
Ju keni humbur në botën virtuale dhe po harroni miqtë tuaj dhe ndonjë aktivitet. Mendja juaj është vetëm te personi që po  flisni online dhe po i dedikoni kohën tuaj. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034401416778564