INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po mendoni të udhëtoni drejt Parisit këtë vjeshtë? Këta VIP-a shqiptarë na sugjerojnë se çfarë të veshim [FOTO]

Po mendoni të udhëtoni drejt Parisit këtë vjeshtë? Këta VIP-a shqiptarë na sugjerojnë se çfarë të veshim [FOTO]

Publikuar më: 17:25 29-10-2018

Vjeshta është periudha ideale për një udhëtim drejt Parisit, drejt qytetit të magjishëm, drejt qytetit të dashurisë, drejt qytetit ku nuk të mjaftojnë as 100 sy për ta parë siç edhe Ismail Kadare ka thënë.
Prej madhështisë së Kullës së Eifelit dhe Muzeut të Luvrit deri te rrugicat dhe kafenetë e veçanta të Parisit, qyteti i dritave vërtet të frymëzon. Parisi është një qytet që duhet ta vizitoni të paktën njëherë në jetë edhe pse disa libra sugjerojnë që të mos jetë ai qyteti i parë që do te vizitoni nëpër botë, pasi zor se do t’ju hyjë më në sy qytet tjetër.

Pra, çfarë po prisni ende? Prisni biletat, bëni gati valixhet dhe nisuni! Por le të ndalemi pak tek valixhet dhe rrobat që duhet tëmerrni me vete.

Për të vizituar këtë qytet ëndrrash duhet që të keni me vete veshjet e duhura që të dukeni dhe të futeni në gjendjen e një parisieneje. Parisi është edhe kryeqyteti i modës, ku mund të themi që stili e moda kanë lindur pikërisht aty.

Në Francë investimi në shopping është mënyrë jetese. Ai është padyshim qyteti i modës së lartë, stilit dhe elegancës. Me emrat më të njohur të stilistëve në të gjithë botën, ai ka qenë përherë vendi ku kanë lindur tendencat më të reja të stilit, që janë përqafuar më pas nga pjesa tjetër e botë.

Shkoni në Paris, bëni qef, por mos harroni të shkrepni edhe shumë foto!!!

Keni nevojë për disa dozë frymëzimi se si të visheni? Frymëzohuni nga VIP-at tanë se çfarë kanë veshur ata në qytetin e magjishëm:

1.Venera Lumani bashkë me Lindin kanë qenë në Paris së fundmi, në qytetin e dashurisë për të festuar pikërisht dashurinë e tyre. Ajo kishte përzgjedhur disa veshje ku me plot bindje mund të themi që ajo është lindur për të qenë një parisiene e vërtetë. Xhaketa, fustane, fund dhe bluza oversize ishin disa nga veshjet e preferuara të Venerës që kishte vendosur t’i vishte në Paris. Venera është mjeshtre e kombinimit të veshjeve oversize.

Veneraaa.jpg

Veneraa.jpg

Venera1.jpg

Venera.jpg

Venera_Lumani.jpg

 


2.Oriola Marashi është shfaqur si një ‘pinky doll’ në Paris, e veshur e gjitha me rozë dhe flokët e saj bjonde, modelja padyshim që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Sigurisht që nuk kanë munguar edhe beretat, tipike për në Paris.

Oriolaaa.jpg

Oriola.jpg

Oriola_Marashi.jpg

 


3. Beatrix Ramosaj është shfaqur tejet provokuese në Paris, ku ne kemi veçuar 2 veshje të saj. Këngëtarja kishte përqafuar trendin e ‘streçeve të çiklistëve’, ku njëherë i kishte kombinuar me një triko rozë dhe njëherë me një kanatiere të shkurtër të zezë.

Beatrix_Ramosaj.jpg

Beatrixxx.jpg

Beatrix.jpg

 

 

4.Po ju çuna keni dilema se si të visheni? Ja çfarë ju sugjeron fotografi Endrit Mërtiri.

Endrit_Mertiri.jpg

 


5. Ndërkohë që Elena Lika ju sugjeron të gjithëve që në Paris të visheni kokë e këmbë me xhinse, por pse jo edhe një fustan pastel pas trupit.

Elena_Lika.jpg

Elena_Lika_2.jpg

Elena_Lika_1.jpg

 


6. Doni që të jeni më komode dhe sportive në të njëjtën kohë? Atëherë inspirohuni nga veshjet e Fatma Methasanit. Moderatorja simptaike ka një këshllë për të gjithë ju: ‘Nuk ka kuptim që të shkoni në Paris pa një kapele.’

Fatma1.jpg

Fatmaa.jpg

Fatma.jpg

Fatma_Methasani.jpg

Fatma_2.jpg

 


7. Armina Mevlani udhëton shpesh drejt Parisit për çështje punë që lidhen me modën dhe sigurisht që ka marrë disa grimca parisiene. Beretat, syzet e vogla, veshjet me kuadrata dhe ‘polka dots’ Armina nuk i ndan kur shkon në Paris, në qytetin ku pikërisht kanë lindur këtu këto trende.

Armina_Mevlani.jpg

Arminaa.jpg

Armiii.jpg

Arimian.jpg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762