Fatmira Breçani është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore. E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel ajo ka folur për fillimet e saj si këngëtare. Ajo ka treguar se familja e saj nuk ishin dakord që ajop të bëhej një këngëtare për shkak të mentalitetit që ekzistonte asokohe në vendin e saj të lindjes në Tropojë.
“Ka qenë pak e vështirë që të dilje të këndoje asokohe për shkak të mentalitetit”, është shprehur Fatmira Breçani.
“Po pse kush të pengonte? Ka qenë mentaliteti brenda familjes?”, e ka pyetur Jonida Shehu.
“Ishte krejt opinioni siç ka qenë gjithkund. Edhe sot nuk është edhe aq i mirë. Por edhe familja ka qenë pak”, ka shpjeguar këngëtarja e njohur.
“Nuk donin që t’i të bëheshe këngëtare?”, e pyet më tej moderatorja e “Soiree”
Fatmira Breçani e ka pohuar duke shtuar se prindërit e saj mendonin se nëse do të bëhej këngëtare do të ngelej pa martuar.
"Po na ngel vajza pa martuar. Mos e pyet”, është shprehur Fatmira Breçani, duke shtuar se ajo e vazhdoi ëndrëën e saj dhe sot është shumë e suksesshme.