Një punëtor që kujdeset për njerëzit e sëmurë ose në nevojë, i paarmatosur është qëlluar nga policia në Miami, duke u përpjkur për të qetësuar pacientin e tij me autizëm. Ky incident ndodhi pasi një person kishte raportuar që një person me armë në dorë po tenton të kryejë vetëvrasje, porn ë fakt pacienti i Charles, kishte thjeshtë një kamion lodër. Video e incidenitn tregon Mr. Kinsey të shtrirë në tokë duke u përpjekur për të qetësuar pacientin e tij, i cili ishte ulur pranë tij. Terapisti është dërguar me urgjencë në spital pasi është qëlluar tri herë në këmbë nga policia. Gjatë një interviste dhënë WSVN-TV, Kinsey ka deklaruar se në ato momente ishte munduar ta qetësojë pacientin i cili ishte larguar nga qendra.
Pas disa orëve kërkime, ai kishte arritur ta gjente pacientin e ulur në mes të rrugës, duke luajtur me një kamion lodër. Polici që e qëlloi është pezulluar. Kinsey tha se ishte më shumë i shqetësuar për pacientin e tij sesa veten.