Në orët e para të mëngjesit të sotëm stadiumi i Manchester United, “Old Trafford” është përfshirë nga flakët.
Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, dyshohet që zjarri ka ardhur si pasojë e prishjes së një motori të ashensorit.
Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë ndërsa shërbimet e zjarrfikësve po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Sipas mediave lokale deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë person të lënduar