INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po në Shqipëri kur vjen? Maluma zgjedh këtë këngëtare shqiptare si 'special guest' në koncertet e tij: Nuk është as Bebe, as Dua e as Rita Ora! [FOTO]

Po në Shqipëri kur vjen? Maluma zgjedh këtë këngëtare shqiptare si 'special guest' në koncertet e tij: Nuk është as Bebe, as Dua e as Rita Ora! [FOTO]

Publikuar më: 21:31 22-01-2020

Maluma është një ndër këngëtarët më të famshëm në botë që mund të themi pa frikë ka rrëmbyer zemrat e shumë femrave. Ai ka bërë namin në playlistat muzikore latine dhe botërore duke gjeneruar shumë klikime në YouTube e gjithashtu duke fituar shumë çmime ndërkombëtarë.

Së fundmi në media ka qarkulluar një lajm ku thuhet se këngëtari i njohur Maluma, do të mbajë koncert në Tiranë dhe këto fjalë u konfirmuan, por ende mezi presim njoftimin zyrtar nga Maluma.

Këngëtari latin së fundmi ka publikuar listën e turit botëror, por për fat të keq Shqipëria nuk shihet në listë. Por me siguri lista do vazhdojë dhe me siguri pas 4 Prillit mund ta kemi Maluma-n këtu.

maluuma.png

Mirëpo siç mund ta shihni dy koncerte do të mbahen në Greqi. Më datë 11 në Athinë dhe më datë 13 në Selanik. Surpriza nuk është kjo, por e ftuara speciale e Maluma-s. Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme shqiptare Eleni Foureira, e cila është ndër artistet më të famshme në Greqi dhe mund të themi më e ndjekura në rrjete sociale. Bashkëpunimet me J Balvin, Snoop Dog apo 'Loquita' në bashkëpunim me shqiptarin e famshëm Claydee, por mbi të gjitha "FUEGO" kanë bërë që Eleni të jetë e ftuara speciale e Maluma-s. Eleni është shprehur mjaft e lumtur për këto koncerte dhe mezi po pret.

Po në Shqipëri cila mendoni se do jetë e ftuara speciale e Maluma-s?/inlife.al/

foureiraa.png

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277