INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po nëse dështon protesta? Flet ish-kryeministri Berisha: Ja çfarë do të bëja po të isha në krye të opozitës!

Po nëse dështon protesta? Flet ish-kryeministri Berisha: Ja çfarë do të bëja po të isha në krye të opozitës!

Publikuar më: 21:55 24-01-2019

Opozita shqiptare do të dalë në shesh më 16 shkurt për të kërkuar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, në atë që është quajtur protestë mbarëkombëtare e që vjen në një moment të tensionuar në politikën shqiptare.

I pyetur nga gazetarët se si do të vepronte Berisha nëse sot do të ishte në krye të opozitës, ish-kryeministri u përgjigj se do të bënte të njëjtën gjë që po bën opozita sot.

“Edi Rama do të rrëzohet nga revolta popullore. Kur urrejtja shndërrohet në energji ajo shndërrohet në energji nukleare. Po të isha unë në krye të opozitës, do të bëja atë që ppo bën opozita sot. Unë mendoj se opozita po del përballë historisë dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm. Nëse ka një regjim që keqësoi këtë vend pas Hoxhës është Edi Rama. Sot është bërë famoze mafia, një ministër ishte lidhur këmbë e kokë me drogën, vendos prapë një ministër që kishte vëllain trafikant, kjo tregon se shteti ishte lidhur këmbë e kokë me mafien. Ky është regjimi i kakistokracisë. Edi Rama është një mikromonstër njësoj si Maduro. Rama u futi policinë dhe studentëve dhe bëri atë që as Ramiz Alia nuk e bëri’, tha Berisha.

I pyetur se çfarë do të bëjë opozita nëse protesta dështon, Berisha nuk ka preferuar të përgjigjet direkt. Ai tha se protestat janë të ndryshme, madje dikur në protestat e 1991 e kanë qëlluar me gurë, ata që trembeshin nga ndryshimi.

“Protestat janë të ndryshme. Dikur edhe me gurë na gjuanin në protesta, por na gjuanin njerëzit e trembur, në ’91. Ose ishin mafje e nomeklaturës, ose ishin njerëz të trembur, por erdhi dita që ata u çliruan. 204 banda nga Saranda në Tropojë u vunë pas hekurave, dhe mbi 1000 anëtarë u likujduan. Përsëri krim ka patur, nuk po them, por nuk ishte në këtë nivel që është sot. Çfarë bëri Edi Rama, edhe Hakmarrjen për Drejtësi ia prishi dosjen. Po bën gjithçka që edhe Aldo Bare të mos... I shkoi ministrja Aldo Bares.”, u shpreh ish-kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221