Aktorja Anna Lika ishte e ftuar ne programin “Një kat më lart” me Ermal Peçin. Nisur nga reagimet e shumta të mediave online e sociale ndaj batutës së saj “po ngroh p*****!” Ermali nisi intervistën me Annën duke treguar se kur e mori në telefon për ta ftuar në program pyetja e parë që i bëri ishtë “Çfarë po bën ti tani?”. Me shumë të qeshura nisi intervista, por që s’mund te mbetej me kaq. Anna sqaroi në program se nuk e kuptoi gjithë këtë reagim të madh me komente në mediat sociale, pasi sipas saj është normale që me një mikeshë të flasësh në këtë mënyrë.
“Nuk ma heq njeri nga mendja, që kushdo që flet me një të afërm mund të flasi më këtë fjalor. Unë Rudinën e kam shumë mikeshë. Ne mund ta prisnim si pjesë, por se bëmë” – tha Anna.
Ermali ndërhyn duke e pyetur nëse e bën për vëmendje teksa Anna e mohon menjëherë. Aktorja tregoi se në Instagramin e saj ka postuar shpesh foto, video nga aktivitetet e saja por video me këtë batutë është më e parë. Fatkeqësisht, sipas saj, njerëzit këto duan.
Ndiqni për më shumë intervistën me Anna Likën në “Një kat më lart”.