Noizy ka paralajmëruar në një postim në rrjetet sociale se nuk do të jetë aktiv për një periudhë kohe të caktuar. Kjo për shkak se Noizy është duke punuar në një album muzikor. “Dua të them që po punoj për një album që do të jetë në CD. Në fakt ky do të jetë albumi i im i dytë në CD”, ka thënë Noizy ditën e djeshme. Mirëpo edhe pse lajmëroi që nuk do jetë aktiv, Noizy nuk mund të mos bënte një postim rreth ditës së Shën Valentinit.
E nga ajo që ka shkruar, kuptohet se Shën Valentini e ka gjetur vetëm.
“Ku të mbytem unë sot!”, shprehet ai duke qeshur, apo mos vallë e kishte për faktin që s’di kujt t’i bëjë dhuratë më para.