Ende vijojnë të jenë prezente mbetjet e vitit 1997.
Pronari i një magazine shtetëore në lagjen Dobraç të Shkodrës teksa po pastronte, ka gjetur në brendësi të saj disa municione luftarake.
Struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme EOD e batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse kanë bërë të mundur heqjen e tyre nga magazina e cila i përkiste “Institutit të misrit”, tashmë i privatizuar.
Në magazinë u gjetën 4 predha GHLKT “Granatë Hedhës i Lehtë Kundër-Tank” si dhe 1 granatë dore mësymëse. Municionet e gjetura në magazinë, dyshohet të jenë marrë nga depot e Forcave të Armatosura në vitin 1997.