INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po planifikoni pushimet? 10 arsyet se të udhëtosh vetëm është më mirë

Po planifikoni pushimet? 10 arsyet se të udhëtosh vetëm është më mirë

Publikuar më: 15:41 17-07-2018

Kjo periudhë është koha e pushimeve dhe e planifikimeve të pushimeve. Ku do të shkoj? Në vend me mal apo me det? Sa ditë do të qëndroj? Me kë do të shkoj? Shoqërinë, familjen apo me të dashurin? Prit, pse nuk e mendoni të udhëtoni vetëm? Studimet kanë treguar se njeriu të pakten të udhëtojë njëherë vetë në jetë sepse kjo ka benefite shumë të mëdha. Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin janë treguar pikërisht arsyet.


1. Ti arrin që të bësh miq të rinj.


2. Në fillim të udhëtimit do ndihesh pak nervoze, por pasi ta kesh përfunduar ti do kesh shumë vetëbesim. Të udhëtosh vetëm do të thotë që ti do të rrisësh vetëbesimin.


3. Mëson të shijosh kohën që kalon me veten.


4. Ti arrin që të zbulosh se kush je dhe çfarë do që të bësh me jetën tënde.


5. Ti mund të udhëtosh ku të duash dhe mund të bësh çfarë të duash në atë vend që po shkon sepse nëse je me një grup miqsh do zgjidhet gjithmonë një rrugë e mesme që të jenë dakord të gjitha palët.


6. Shijon më shumë momentin dhe vendin ku po shkon.


7. Pas udhëtimit do jesh një njeri ndryshe, ‘neë person’, me eksperienca të reja dhe do kesh zbuluar shumëe gjëra për veten.


8.Reflekton me veten.


9. Do fokusohesh më shumë tek udhëtimi sesa tek personat që ti mendoje se do të shkoje. Do shijosh më shumë vendin, njerëzit, gjërat e vogla etj.


10. Të jep lirinë që të jesh sa më spontan dhe paplanifiuar gjërat paraprakisht me grupin.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055