Ju ka ndodhur shpeshherë të prenotoni bileta disa muaj përpara për të kursyer disa para më shumë në mënyrë që ti shpenzoni në diçka më të dobishme. Mirëpo shpeshherë keni kërkuar nëpër media, revista e portale online për gjëtur se kur është momenti i duhur për të blerë bileta udhëtimesh online. E një artikull të tillë ka publikuar revista “Time” e cila sjell një analizë të bërë nga kompania “Hopper”, në të cilën janë llogaritur të dhënat për 20 milion fluturime në 4 muaj. Sipas studimit, orari më i përshtatshëm për të gjetur biletat më të lira është, dita e martë rreth mesnatës. “Hopper” ka zbuluar se ata që prenotojnë biletat e tyre ditën e martë rreth orës 12.00 të natës, kursejnë rreth 7 %, duke e bërë ketë orar më të lirë për të gjendur bileta. Gjithashtu, sipas kërkimit ka rezultuar se në orën 24.00, nga e hëna në të mërkurë, rezervimi i udhëtimeve kushton më lirë.
Të dhënat kanë treguar gjithashtu dhe se cili është orari më i shtrenjtë kur prenotonini online, që përkon me ditës së premte në orën 15.00. Në këtë kohë sipas “Hopper”, ju paguani 3% më shumë të vlerës së biletave, kjo e lidhur dhe me afrimin e fundjavës dhe menaxhimin e shitjeve nga ana e kompanive të fluturimit.