Ish-konkurrenti i Përputhen, Bearti ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory. Ai ka kërkuar të mos pyetet për histori të mbyllura (me Tean), por sërish nuk kanë munguar pyetjet rreth jetës private.
Një ndër ndjekësit e ka pyetur se cila ka qenë lidhja e tij më e gjatë. Bearti ka treguar se lidhja me Tean ka qenë më e gjata. “E fundit”, ka replikuar ai.
Kujtojmë se dyshja i dhanë fund lidhjes pak kohë më parë. Sipas Teas Bearti ishte shumë xheloz, nuk kishte besim te ajo dhe e shoqëronte kudo.