Alban Ramosaj ka përfunduar ditët e pushimeve përrallore në Bali të Indonezisë. Këngëtari shqiptar na ka përditësuar çdo herë me foto e video nga aventurat e tij atje. Por fotoja e fundit është me të vërtetë e guximshme dhe të gjithë janë habitur.
Këngëtari i talentuar ka publikuar një foto ku shfaqet krejtësisht lakuriq në një plazh duke improvizuar skulpturën e famshme të Mikelanxhelos dhe nga përshkrimi na tregoi se autorja e kësaj foto është modelja Anada Nikollari.
Nuk ndodh shpesh, për të mos thënë asnjëherë që VIP-at shqiptarë të postojnë foto të tilla dhe Albani u tregua shumë i guximshëm.