INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po pret të bëhet nënë, por Arbana Osmani ka një mesazh për të gjitha vajzat! [FOTO]

Po pret të bëhet nënë, por Arbana Osmani ka një mesazh për të gjitha vajzat! [FOTO]

Publikuar më: 11:27 13-06-2020

Arbana Osmani është në pritje të ëmbël. Moderatorja e njohur pritet të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti. Por kjo nuk e ndalon që të kujdeset për veten e saj dhe të qëndrojë në formë. Arbana publikoi disa foto në Instagram ku vihet re barku i saj që ka filluar të rrumbullakoset dhe dha një mesazh të rëndësishëm për femrat.

“Ji një nënë ( dhe unë jam nëna më më fat në botë) por mos harro të jesh grua. Shumë dashuri për vajzat,”- shkroi moderatorja në përshkrimin e imazheve.

ARV.png

 

Kujtojmë se Arbana dhe partneri i saj Eduart Grishaj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Çifti bëri të ditur lajmin në ditën e lindjes së tyre, duke i suprizuar të gjithë.

Moderatorja është edhe nënë e një djali, Jonit, me ish-bashkëshortin e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438