INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po pret të bëhet nënë, por Sara nuk e ka problem të takohet me ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e Ledrit! [FOTO]

Po pret të bëhet nënë, por Sara nuk e ka problem të takohet me ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e Ledrit! [FOTO]

Publikuar më: 12:29 20-08-2020

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar. Dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes pas konfirmimit të lajmit se do të bëhen prindër për herë të parë.

Gjithashtu Sara edhe pse në pritje të ëmbël ka qëndruar aktive në rrjetin social Instagram ku ka publikuar foto nga përditshmëria e saj.

Ndryshe nga shumë vajza të tjera, Sara ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale se nuk është aspak xheloze për ish-të dashurat e babait të vajzës së saj e cila pritet të vijë në jetë për pak muaj.

Fillimisht ajo u pa në një foto me Dafina Zeqirin, me të cilën Ledri është përfolur se ka qenë në një lidhje. Por duket se edhe ata vetë kanë zgjedhur të qëndrojnë miq pas përfundimit të lidhjes.

Javën e shkuar Sara u shfaq me motrat Sara dhe Lori Hoxha të cilat janë edhe shoqe të ngushta me ish të dashurën e Ledrit, Adela Sollaku, me të cilën reperi pati edhe një rikthim pas ndarjes së parë.

Ndërkohë dje Sara ka befasuar sërish. Gjatë një udhëtimi në Ulqin bashkë me Ledrin, janë takuar me prindërit e artistes me famë ndërkombëtare, Dua Lipa e cila ka qenë e dashura e Ledrit në vitet e adoleshencës.

Mesa duket Ledri ka mbetur miq me prindërit e ish-të dashurës dhe Sara gjithashtu i respekton ata.

d443b2b2-f183-454e-a447-25626dffa8e3-640x1138.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030450820922852