Pas rrëfimit të Dondald Veshaj, në lidhje me raportin e tij të krijuar me Beatrix dhe marrëdhënien që ai kishte jashtë shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ me moderatoren Bora Zemani një tjetër video konfuzoi gjithë situatën!
Përpara tij, në ekran u shfaq moderatorja Bora Zemanit, pas puthjes romantike që dyshja shkëmbyen, ndërsa tregon varsen që Donaldi i dhuroi nga muri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe thotë fjalët:
“Sa i përket situatës tonë, ju e dini qëndrimin tim (tregon varsen). Çfarë përgjigje do nga unë, më prisni pak edhe mua se po pres edhe unë dikë!”.
Pas kësaj video, Donaldi, tejet i prekur thotë se ndihet në faj dhe ndihet se nuk e respektuar, ndërsa nga ana tjetër thotë se ndihet tepër i dhënë pas Beatrix, me të cilën shkëmbeu edhe puthjen e parë mbrëmjen e djeshme, gjatë ‘dasmës’ së tyre!
Donaldi: Nuk e di! Ndihem në faj për pjesën se si ka ndodhur gjithë kjo situatë! Dukem tamam sikur nuk e kam respektuar, ndihem shumë keq!
Arbana: Je realisht i dhënë pas Beatrix, ke ndonjë gjë për ti thënë asaj?
Donald: E kam shumë qejf Triksën.
Donald: Ndihem shumë keq tani!
"Unë këtu kam folur për historinë me Borën dhe ka qenë një histori shumë e bukur për mua. Gati po bëj 8 muaj i ndarë. Kur erdhi doja ta puthja. Është situatë e ndërlikuar. Kanë ndodhur shumë gjëra jashtë, ajo e di si janë gjërat. Varësen ja dhashë si shenjë dhe prisja një shenjë që se mora kurrë. Prisja një konfirmim ose diçka. Kam qenë shumë i turbullt. Kam qenë nën presion dhe përzierje ndjenjash. Në momentin që ka ardhur trixa ne shtëpi më ka pëlqyer shumë tipi i saj, por nuk kam dashur t’ja pranoj vetes sepse kam menduar për njeriun jashtë. Jam njeri që bëj shumë për njerëzit. Ndihesha në siklet për një puthje që kisha dhënë, të gabuar, sepse edhe Semi e tha. Po të donte ajo (Bora) e jepte një shenjë siç bëra unë para të gjithë shqiptarve. Unë e kam shumë të vështirë të pëlqej njeri. Beatrix më pëlqen shumë. Kam pasur siklet të flas me të për situatën time jashtë. Kur putha Borën nuk u ndjeva njësoj si dikur sepse jam thyer. Tani ndihem në faj", u shpreh Donaldi.