Reagimet e para për “Avengers: Endgame” kane mbërritur në rrjetet sociale dhe janë entuziaste. Filmi i shumëpritur e pati premierën në Los Angeles Convention Center dhe reagimet e fansave, gazetarëve dhe kritikëve janë të gjitha me shumë se pozitive.
Shumë paralajmërojnë publikun për nivelin e lartë emocional. Me fjalë të tjera, shami në dorë…
Për drejtorin e ‘Rotten Tomatoes’, Joel Meares fansat do të “çmenden”.
Edhe drejtori i “Fandango”, Erik Davis, është dakord me cilësinë e filmit, duke e quajtur atë “përfundimi i vërtetë i 22 filmave që jo vetëm sjellin në fund historinë, por e zgjerojnë atë”.
Peter Sciretta e “Slash Film” e përcakton filmin si më emocionuesi dhe më epiku i MCU-së, një tribut perfekt për 10-vjetorin e këtij universi.