INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po prisni borën? Surprizat e motit, ja çfarë na pret nesër, mësoni si do jenë temperaturat! [FOTO]

Po prisni borën? Surprizat e motit, ja çfarë na pret nesër, mësoni si do jenë temperaturat! [FOTO]

Publikuar më: 17:23 18-10-2018

Ndonëse jemi në stinën e vjeshtës, në vendin tonë po mban mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Sipas parashikimit të sinoptikanëve pritet ndryshim i kushteve atmosferike në ditët në vijim.

Sipas Meteoalb në datat 22 dhe 23 tetor ekziston mundësia për reshje dëbore në zonat lindore. “Ne zonat Lindore shfaqet mundësia për reshje dëbore ne dt. 22 – 23 tetor”- thuhet në parashikimin e Meteoalb.

Ndërkohë që ditën e nesërme, kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta por vranësira më të shpeshta paraqiten në zonat malore, kryesisht veriore-verilindore.

Pasditja dhe në vijim, paraqitet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat malore ku gjatë natës priten vranësira të dendura.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por konstante mbeten vlerat e mesditës duke ruajtur maksimumin në rang territori 28°C.

Era do fryjë mesatare gjatë ditës por forcohet natën duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor

Për pasojë në brigjet detare gjenerohet dallgëzim 3 ballë. 

ndag.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039548873901367