Nëse ka një artiste që në 1 vit u bë një ndër më të famshmet, ajo është pikërisht Tayna. Reperja është kthyer në një ndër personazhet më të kërkuar e më të përfolur në industrinë e muzikës në vendin tonë dhe jo vetëm e kjo shihet fare mirë në sukseset që ka korrur me HIT-et e saj.
Pas "Caliente" si duket Tayna paska gati projektin e rradhës dhe këtë herë do vijë në bashkëpunim me një ndër reperët më të famshëm në Gjermani. Bëhet fjalë për reperin shqiptar me famë ndërkombëtare, Azet. Këtë gjë e bënë të ditur mediat kosovare, ku thanë se kënga pritej të publikohej brenda këtyre ditëve, por si duket nuk po shohim shenja të mira nga dyshja.
Përkundrazi na kanë dhënë shenja jo të mira, pasi dyshja as që ndiqen në Instagram dhe e vetmja artiste shqiptare që Azet ndjek në Instagram është ylli i 'Bonbon', Era Istrefi.
Gjithsesi ne vazhdojmë të shpresojmë, pasi kjo këngë padyshim do jetë super sukses nëse publikohet sepse ashtu si Tayna edhe Azet kanë vëmendjen e të gjithëve.