Nikki Bella dhe John Cena janë çifti i radhës që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Ata ishin të fejuar, por siç duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.
Sipas TMZ shkak mund të jetë bërë edhe largësia pasi të dy janë të angazhuar në punë larg njëri-tjetrit. Nikki aktualisht po xhiron në SHBA filmin “Total Bellas” ndërsa John po merret me disa projekte në Kinë.
Përveç këtyre projekteve ato kanë marrë edhe shumë oferta të tjera dhe ndoshta është shumë e vështirë për të dy ta menaxhojnë lidhjen e tyre e cila ishte drejt martesës.