Zona e plazhit në qytetin e Durrësit ka qenë ditën e sotme pa energji elektrik.
Shkak për këtë sipas njoftimit të OSHEE ka qenë dëmtimi i një fideri nga një person që po kryente punime në shtëpinë e tij.
"Menjeherë, pas konstatimit të ngjarjes, OSHEE Durrës kreu denoncimin në polici ndaj personit Fatjon Xh., i cili aktualisht ndodhet në komisariat, ndërsa nga ana e teknikëve po punohet per riparimin e dëmit dhe rikhtimin sa me te shpejte të energjisë elektrike”, njofton OSHEE.