INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Po pushoni mor ja…’’/ Video duke sharë në emision bëri xhiron e rrjetit, reagon moderatorja: Kanë paguar që…[FOTO]

Publikuar më: 11:30 23-10-2019

Në studion e emisionit “Fakt” të “Apollon TV” po diskutohej për dështimin e negociatave me BE, kur papritur moderatorja iu drejtua disa djemve në prapaskenë, duke sharë me fjalë të pista.

Video u bë virale ditën e djeshme në rrjet dhe pati komente të shumta mbi sjelljen e gazetares. Nga ata që e justifikonin sjelljen e moderatores Marsela Topi, e deri tek ata të cilët e kritikuan, kjo e fundit nuk e ka lënë situatën pa një reagim.

Gjatë një prononciki për newsbomb.al, Topi ka sqaruar se problemin e ka patur me djemtë që shoqëronin njërin nga të ftuarit, ashtu sikurse ka sqaruar që ai episod nuk është transmetuar gjatë emisionit.

“Nuk u kam thënë kolegëve te mi, por dy personave që po shoqëronin z.Cakrani. Ndërhynin gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar një stres të padurueshëm. Emisioni është transmetuar në mbrëmje pas montazhit. Është regjistrim dhe këtë jua faktoj kur të dëshironi. Zakonisht emisioni fillon në orën 21:00. Atë ditë, pas montimit, filloi rreth orës 21:40. Këtë frazë montazhieri e ruajti për të më treguar sesa nervoze isha bërë. Unë jam në komunikim të drejtpërdrejtë me teleshikuesit prej gati 2 vitesh, në emisione të drejtpërdrejta. Nuk kam dal asnjëherë nga vetja live” -ka sqaruar Marsela, duke theksuar se video është transmetuar vetëm për të prishur reputacionin e moderatores.

selato.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0017600059509277