Dermatologët kanë paralajmëruar se duhet të keni kujdes me gjërat e ëmbla, e posaçërisht personat që janë të prirë të kenë akne apo ekzemë, madje situata mund të keqësohet nëse keni probleme me alergji. Thuajse të gjitha femrat ëndërrojnë të kenë një lëkurë të shëndetshme, të butë dhe atraktive, por arritja e kësaj nuk është gjë e lehtë.
Në fakt, kjo vështirësohet nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat. Sipas dermatologëve, nëse keni probleme me lëkurë dhe njëkohësisht hani gjëra të ëmbla, atëherë është mirë që ta ulni nivelin e sheqerit që e konsumoni shkruan telegraf. Kur konsumoni gjëra të ëmbla, trupi e aktivizon insulinën, e cila është përgjegjëse për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, por që kjo mund të shpijë në skuqje të lëkurës në fytyrë dhe të nxisë procese inflamatore.