INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po Rita Ora a vihet në siklet?! Mamaja e saj i bëri këtë përkëdhelje të ëmbël në gjuhën shqipe: ‘’Ta kici…’’[FOTO]

Po Rita Ora a vihet në siklet?! Mamaja e saj i bëri këtë përkëdhelje të ëmbël në gjuhën shqipe: ‘’Ta kici…’’[FOTO]

Publikuar më: 19:49 19-07-2019

Rita Ora padyshim që është një nga krenaritë e kombit shiptar. Fama e saj ndërkombëtare e ka kthyer atë në një ikonë të industrisë muzikore.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar dy projekte të reja “Ritual” dhe “New Look” të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Gjithashtu ajo po vazhdon edhe me turin e saj botëror, me një axhendë mjaft të ngjeshur.

Këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj disa foto së fundmi ku shihet e veshur me mjaft stil, por në njërën prej tyre nuk ka munguar edhe komenti i ëmbël i mamasë së Ritës.

“Ta kici buzën zog ” – i shkruan mamaja e saj Vera plot përkëdheli.

Këngëtarja duket se nuk i ka kthyer asnjë përgjigje dhe ne të intv.al donim ta pyesnim Ritën mos ndoshta edhe ajo e ka kompleksin e komplimentave nga familja, pasi fundja në sytë e tyre në gjithmonë mbetemi fëmijë dhe më të bukurit e botës. 

WhatsApp_Image_2019-07-19_at_20.41.39.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0021109580993652