Prindërit e këngëtares së famshme, Rita Ora, kanë vendosur të pushojnë disa ditë. Vera dhe Nick kanë zgjedhur për të kaluar pushimet qytetin e Ulqinit, shumë afër Shqipërisë.
Ata kanë publikuar në rrjetet sociale disa imazhe nga pushimet që po i kalojnë në lumin Buna në Ulqin. Tashmë dihet se familja e Ritës kanë një shtëpizë-vilë, pikërisht tek lumi dhe çdo verë e gjithë familja kalon pak ditë aty.
Pandemia e Covid-19 duket se nuk përbën problem për dyshen, të cilët shfaqen mjaft të lumtur në rrjete sociale dhe duket se po i shijojnë këto momente.