Padyshim që Loredana është një prej repereve shqiptare më të dëgjuara në Zvicër e në Gjermani, e sidomos pas skandalit të mashtrimit të parave, reperja ka nxitur akoma dhe më shumë kuriozitet për publikun në këto vende.
E megjithatë nuk është Loredana e vetmja artiste shqiptare kaq e dëgjuar në zvicër.
Dafina Zeqiri sapo ka publikuar klipin e saj më të ri për këngën "La reina", i cili ka rezultuar në një sukses të vërtetë.
Në një foto të publikuar në Instastory, Dafina ka treguar se kënga e saj është më e klikuara në Youtube e këtyre ditëve në Zvicër, e cila ka marrë deri tani plot 1 milionë e 300 mijë klikime.