INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po shkatërroni çdo gjë me duart tuaja, kjo është shenja më xheloze e horoskopit që rrezikon të ngelë ''single

Po shkatërroni çdo gjë me duart tuaja, kjo është shenja më xheloze e horoskopit që rrezikon të ngelë ''single"

Publikuar më: 17:01 26-06-2019

Aty ku ka dashuri, ka edhe xhelozi, por në rastin e shenjës së mëposhtme xhelozia mund të shndërrohet dalëngadalë në një sëmundje që e bren nga brenda. Ndonëse partneri, partnerja i ofron gjithë sigurinë dhe dashurinë për të cilën ka nevojë, të lindurit në këtë shenjë vazhdojnë të kontrollojnë me lupë çdo lëvizje të tyre, por harrojnë se kështu rrezikojnë të shkatërrojnë lidhjen që kanë krijuar. Jeni gati të dini se cila është shenja më XHELOZE dhe POSESIVE e horoskopit?

VIRGJËRESHA: Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës priren të jenë paksa posesivë kur vjen puna tek personat e rëndësishëm për ta. Jep shumë në një lidhje, mirëpo përveç dashurisë, ''ofron'' gjithashtu skena xhelozie. Duke qenë se është një shenjë me imagjinatë të zhvilluar, nuk është aspak habi që të mendojë skenarë nga më të ndryshmit. Nëse një Virgjëreshë është lënduar më parë, dijeni se është gjithmonë në sulm ( më saktë në pritje të më së keqes) dhe për këtë arsye humbet toruan dhe shikon me dyshim çdo lëvizje tw partnerit. Që do të thotë se kur bëhet xheloze, do të arrijë në përfundimin se marrëdhënia mori fund edhe nëse nuk po ndodh asgjë. Duke thënë këtë, është gjithmonë mirë që të jesh i hapur dhe i ndershëm me një Virgjëreshë. Mund të duhet pak kohë për ta qetësuar, por nëse marrëdhënia ia vlen, është e nevojshme për ta bërë./ LIVING.AL 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158