INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Po shkojmë si bagëtitë në thertore", detaje të tmerrshme nga vonesa e tragetit në Durrës[FOTO]

Publikuar më: 12:44 30-07-2017

Detaje të tmerrshme dalin në dritë nga vonesa e tragetit "Bridge" të Adria Ferries ku përveç vonesës dhe defektit teknik që pësoi avari në motor kushtet se si udhëtojnë udhëtaret janë tepër të rënda.

Një prej udhëtarëve shkruan se në bord ndodhen mbi1000 persona, ku 20-30% e së cilëve janë fëmijë.

Ai ka bërë edhe një apel për kryeministrin, ku tregon kushtet skandaloze me të cilat duhet të përballen shqiptarët.


"I nderuar Kryeministër i shqiptareve!
Po ju shkruaj ne emer te mijera shqiptareve emigrante dhe qindra te huaj turiste, te gjithe ne tragetin Bridge, Ancona-Durres, nisur mbreme dt 28/07 ne oren 22:10 (mbi tre ore me vonese) dhe duhej te mberrinte ne Durres sot Dt 29/07 ne oren 15:00.

Fatekeqesisht per ne, sapo na komunikuan qe per shkak defekti qe ne fakt kishte qe mbreme dhe eshte nisur me defekt, na komunikuan qe do zbarkojme ne Durrës neser Dt 30/07 ne oren 07:00.

Sipas llogaritjeve te mia jo ekspert, me kete ritem duhet te jemi realisht ne portin e Durresit nga ora 23 sonte.

Por per shkak se mendoj nuk punon porti Durrës ne ate ore per kontroll etj, atehere detyrohemi te zbarkojme neser, dmth 36 ore peng ne mes te detit!

Sigurisht qeveria nuk na riparon dot motorin e tragetit ne mes te detit, nuk na terheq dot se s'ka as mjete te tilla ndoshta...

-Por sigurisht qeveria mund te hapi portin per ceshtje emergjente edhe jashte orari.

-Mundet te lidhet me kapitenin aventurier dhe te sigurohet qe populli te kete te pakten ushqim dhe uje.

-Te sigurohet qe ne bord te kete mjek qe s'ka ekzistuar kurre ne keto tragete ne meshire te fatit (edhe pse me ligj nderkombetar).

-Pastaj me qetesi, qeveria mund te analizoje te gjitha keto kompani hajdute me tragete per skrap qe lyhen e perlyhen e ju rrasen shqiptareve sikur te ishin kafshe per transport drejt thertores!

Ne keto koncesione do gjeni sigurisht edhe doren e ndonje barkderri politikan qe ne dakordesi me biznesmen mafioza kane vite qe pine gjak emigranti pa i shqetesuar as shteti e as Europa!

Pa permendur qe trageti eshte plot (si gjithmone ne sezon) dhe njerezit detyrohen te shtrihen e ulen ne cdo cep, me keq se neper filmat e holokausit.

Nuk po pernend as ëi-fi qe futet tek lukset, por qe duhet te pres ne fakt per te derguar cfare po shkruaj...

Sapo Kane filluar edhe trazira ne bord, shumica jane familjare dhe ka plot femije, me te drejte kerkojne sistemim dhe ushqim qe ketu kushton qimet e kokes per emigrantin fatkeq...

Nuk ështe normale qe populli juaj te trajtohet historikisht si bageti per kasap. Dhe deri dje nuk ishte as faji juaj per kete gjendje, por qe sot e tutje, ju lutemi te merrni masa edhe per kete ceshtje.

Me lejoni t'ju keshilloj te beni nje udhetim surprize me keto tragete ne kete periudhe. Jo vetem do shikonit e degjonit vete popullin me fort se ne degjesat qe po beni ne terren, por edhe vete ketij populli do i pelqente shume prezenca juaj. Sepse eshte populli me i braktisur historikisht edhe pse eshte populli qe mbajti gjalle shqiptaret per mbi 2 dekada dhe vazhdon ta beje sikur te ishte skllav i perjete i shtetit te tij!!!

Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj,

me respekt, nga trageti aventuresk!

Ne mes te Adriatikut!"

6-67.jpg

10-43.jpg

4-130.jpg

3-188.jpg

2-236.jpg

1-339.jpg

8-37.jpg

7-50.jpg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003507137298584