INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Po shtohen frikshëm të prekurit nga fruthi! Mjekët këshillojnë...[VIDEO]

Publikuar më: 13:25 18-01-2018

Fruthi po përhapet gjerësisht në vendin tonë. Vetëm në dy javët e para të janarit numri i pacientëve ka shkuar 16 edhe ka e raste të tjera, që priten të verifikohen pas daljes së analizave. Në fakt shifrat janë shqetësuese nëse bën një krahasim me të dhënat e raportit të fundit të publikuar në faqen zyrtare të Instituti të Shëndetit Publik, ku në tetor 2017 rezulton se vetëm 3 fëmijë janë prekur nga fruthi. Dy fëmijë të një familje të komunitetit rom dhe një tjetë që mund ta ketë marrë në Maqedoni, pasi ka lëvizur shumë në këtë shtet. Të tre fëmijët kanë qenë të pavaksinuar.
Sipas mjekëve edhe të gjithë fëmijët që janë dignostikuar aktualisht me fruth nuk e kanë bërë vaksinë ose s’kanë mbushur moshën për të bërë këtë vaksinë. Një nga fëmijët dyshohet se është prekur në Kosovë dhe më pas ia ka ngjitur të vëllait. Mendohet se ai mund ta ketë përhapur fruthin dhe tek foshnjat e tjera që ndodheshin në pediatri.
Edhe mjekët po shfrytëzojnë edhe rrjetet sociale duke ju bërë thirrje prindërve të kenë kujdes dhe të mos neglizhojnë disa shenja tek të vegjlit si eskzemtat në trup, temperaturën, dhimbjen e kokës dhe fytit, ngjirjen zëri dhe dobësinë trupore.

kalooookok.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0030379295349121