Pushtimi i fushës në finalen e Champions League, mes Liverpoolit dhe Tottenhamit, nga ana e Kinsey Wolanskit, solli gjobitjen e vajzës simpatike, por kjo shumë është e papërfillshme me fitimet e saj. Vajza që befasoi tifozët në stadiumin “Wanda Metropolitano” kaloi shpejt në 2.5 milionë ndjekës në rrjetet sociale, para se të bllokohej përkohësisht.
Modelja i solli gjithashtu 3.5 milionë euro fitime kompanisë së partnerit të saj, që merret me prodhime televizive për të rritur. Kinsey mori vëmendjen e botës në ndeshjen e futbollit të shtunën e kaluar, e bashkë me të finalja duket se e ka bërë shumë të pasur.
Fillimisht asaj iu hackua Instagrami, por tashmë Kinsey e ka marrë sërish dhe numëron mbi 2.7 milionë ndjekës të cilët do të vijojë t’i mbajë të përditësuar me foto provokuese.
Në një prej fotove ajo shkroi “E pushtova Madridin” dhe pyet se cili është objektivi i rradhës.
Në një foto tjetër nga pushimet në Ibiza ajo u shpreh se jeta është për t’u jetuar dhe se duhet të jemi aventurierë, duhet të mposhtim frikën.
Nëse Kinsey do të “pushtojë” ndonjë vend tjetër ne jemi shumë kuriozë. Po ju do guxonit të bënit një veprim kaq të “çmendur”?