INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po tani çfarë po ndodh? Xheni dhe Benardi rikthehen përsëri bashkë?[FOTO]

Po tani çfarë po ndodh? Xheni dhe Benardi rikthehen përsëri bashkë?[FOTO]

Publikuar më: 11:57 19-03-2018

Ishin dhe janë një nga çiftet më të përfolur që historia e Big Brother ka parë.

Në shtëpinë e famshme bënë bujë me dashurinë e tyre, por edhe pas përfundimit të spektaklit thashethemet nuk kanë të sosur për dyshen Xheni Mhillaj dhe Benard Marashi.

Ishte pikërisht ndarja e dyshes e cila ka bërë që portalet të mbushen me lajme rreth çiftit dhe fansat të jenë në dilema për raportin mes Xhenit dhe Benardit.

Ndërsa së fundmi përflitet për një rikthim të mundshëm mes tyre dhe kjo ka marrë shkak si nga postimi i fundit i Benardit ku shkruante “më duaj” si dhe nga Xheni e cila ka shtuar dyshimet mbrëmjen e djeshme me një postim të fundit në Instastory.

Ish-banorja ka postuar një foto të saj dhe Benardit nga momentet e tyre në "Big Brother" ndërsa shkruan: “Para një viti, flm të gjith për mbështetje që më/na keni dhan deri sot... ju dua shum”.

Të jenë këto shenjat e para të një rikthimi të çiftit më të përfolur të Big Brother, apo të jenë disa provokime nga ato që Xheni di të bëjë?

Le të presim koha do të na tregojë se ç’raport kanë Xheni dhe Benardi.

WhatsApp_Image_2018-03-19_at_12.08.37.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713