Ditë më parë qarkulloi një foto e Atdheut nën shoqërinë e Jasminës dhe Sarës, më të cilat ai ka pasur disa takime, ndërsa më Sarën edhe ka shkëmbyer disa puthje. Ishte djali nga Kosova, Andi që deklaroi se do të fokusohej vetëm te Jasmina dhe që nuk do të dilte me vajzat e tjera të Për’puthen.
Mirëpo, ajo duket ka vazhduar takimet me Atdheun edhe jashtë programit, pasi ditën e djeshme, ai u shfaq në një lidhje direkt nga ‘Skype’ dhe kishte të veshur një bluzë ngjyrë të gjelbër.
Më vonë, Jasmina postoi një video po me të njëjtën bluzë. Ende nuk ka ndonjë reagim nga Andi, pasi kishin realizuar disa takime së bashku.
Nuk është hera e parë që Jasmin është shfaqur e veshur më të njëjtën bluzë si të Atdheut.