Aktorët e humorit të “Duplex” ishin të ftuarit specialë të emisionit “Xing me Ermalin”.
Mes batutash të shumta moderatori Ermal Mamaqi, i tregoi të ftuarve se si do duken pas 10 vitesh me anë të disa fotove që u shfaqën në ekran.
Ndërkohë, në momentin që erdhi radha e Turjan Hyskës ai u shfaq në krah të Charlize Theron, e cila është edhe aktorja e preferuar e tij.
Menjëherë në studio filluan që të thonin se Charlize ngjan me Orindën sepse është bjonde, ndërsa Turi duke buzëqeshur deklaroi: “Orinda ma ka dhënë lejen për këtë!”