INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po tani janë ndarë?! Nxorri e para fotot TEA-BEART, Shqipja tregon të papriturën që i ndodhi: Më kanë…

Po tani janë ndarë?! Nxorri e para fotot TEA-BEART, Shqipja tregon të papriturën që i ndodhi: Më kanë…

Publikuar më: 19:26 21-03-2021

Megjithëse doli çift me Andin nga emisioni “Për’puthen”, s’vonoi shumë që publiku të mësonte se Tea kishte qenë gjatë gjithë kohës në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepi. Fotot e çiftit duke u puthur bënë xhiron e rrjetit, madje ata u ftuan sërish në “Për’puthen” për të treguar përrallën e tyre të dashurisë.

Të gjithë e mbani mend që ish-konkurrentja, Shqipja, ka qenë ajo e cila publikoi fotot e çiftit në fjalë gjatë pushimeve të tyre, ndërkohë që së fundmi ka treguar një detaj që nuk e dinim.

Teksa ishte e ftuar në rubrikën “Trotuar”, Shqipja ka deklaruar se pasi ka bërë publike ato foto, është kërcënuar nga shoqëria dhe njerëz pranë Teas e Beartit.

“Kam marrë lloj lloj kërcënimesh, në rrjetet sociale dhe telefon pasi zbulova teatrin Tea-Beart. I njoh këta persona, por nuk intimidohem dhe s’më bën përshtpyje fare. Këta njerëz nuk e dinë se kë kam unë mbrapa.”, u shpreh Shqipja.

 

Kujtojmë që ditën e sotme po qarkullon lajmi se Tea dhe Bearti munë të jenë duke kaluar një krizë mes tyre dhe kjo pas disa deklaratave që bënë në rrjetet sociale. (SHIKO KËTU).

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844